
Skuadra e Malishevës nuk po ndalet me transferime, ndonëse afati kalimtar i janarit ka përfunduar.
Befasia e kësaj sezone në Superligën e Kosovës gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar tri transferimet e reja.
Në radhët e Malishevës nga dita e sotme do të jenë Hadis Velii, Eraldo Deda dhe Hussein Mohamed.
Hadis Velii, portier, vjen nga skuadra e Maqedonisë së Veriut, Voska Sport.
Velii karrierën e tij e kishte nisur te Shkëndija e Tetovës, teksa ka luajtur edhe për shumë skuadra tjera maqedonase.
Eraldo Deda, 22-vjeçar vjen në qytetin e Malishevës pas eksperiencës të kaluar në Shqipëri te skuadra e Elbasanit në Kategorinë e Parë.
Transferi i tretë i prezantuar nga Malisheva është ai i Hussein Mohamed nga skuadra e ALS Omonia e Qipros.
Malisheva në këtë pikë të sezonit gjendet në pozitën e katërt në tabelë me 38 pikë, gjashtë më pak se vendi që të dërgon në Evropë.
Malisheva e Qëndrim Kidës po ashtu është edhe në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, ku do të përballet me skuadrën kampione të Ballkanit.