Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bideni tërhiqet nga optimizmi i tij për armëpushim në Gaza

Gazeta10
29 February 2024 - 18:14

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se raportet për të shtëna me armë gjatë turmës rreth kamionëve të ndihmave në Gaza, do të komplikojnë bisedimet për armëpushim atje.

Bideni është tërhequr nga optimizmi i tij se një armëpushim do të ndodhte të hënën, pas vrasjes së më shumë se 100 palestinezëve që po prisnin për ndihma të enjten.

Ai më parë kishte shpresuar se një marrëveshje mund të arrihet midis Izraelit dhe Hamasit deri në fund të fundjavës.

Bisedimet po zhvilloheshin në Kajro dhe Paris, me ndërmjetësuesit Katar, Egjipt dhe SHBA.

Gjatë bisedimeve u propozua një pauzë gjashtë-javore në luftime, duke përfshirë një shkëmbim pengjesh për të burgosurit palestinezë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.