
Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, Ziadin Sela, është sfiduar nga gazetari Kushtrim Sadiku me disa pyetje, raporton Gazeta10.
Në emisioni “Politiko” në Kanal10, Kushtrim ka pyetur Selën se përse shqiptarët në Maqedoni nuk po bëhen bashkë, Selës është përgjigjur se është një pjesë e cila na mungon dhe poashtu ai është shprehur se shqiptarët duhet të jenë bashkë në përcaktime politike dhe në atë ku ne dojmë të arrijmë.
“Ky është një fenomen ku edhe shqiptarët në Maqedoni thojnë se përse nuk po bëhen bashkë shqiptarët në Kosovë. Kjo fjala bashkë dhe bashkim është pjese e kudo ne rrethin tonë edhe diskursit tonë të përditshëm sepse është diqka që na mungon dhe nuk mendoj që ne duhet të bëhemi bashkë në përcaktimin fizik por duhet të bëhemi bashkë në përcaktimet programore dhe politik dhe në qëllimin ku ne duhet të arrijmë”, ka thënë ai./Gazeta10/