Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Detaje nga Policia për zjarrin që shpërtheu në një banesë në Prishtinë: U evakuan banorët e ndërtesës

Gazeta10
02 March 2024 - 9:06

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që shpërtheu në një banesë në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh thuhet se njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku është bërë evakuimi i një pjese të banorëve të ndërtesës.

“Rr. Shaqir Igrishta, Prishtinë 01.03.2024 – 16:16. Policia ka pranuar një informatë se një zjarr ka shpërthyer në një banesë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku është bërë evakuimi i një pjese të banorëve të ndërtesës. Zjarri është shuar nga ana e zjarrfikësve. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.