Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Boroci e quan skandaloze ndeshjen Ferizaj – Ulpiana, Abazi i Ferizajt: I vogël je ti me fol për neve

Gazeta10
03 March 2024 - 22:57

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel në Kanal10, kësaj here duke trajtuar tema të ndryshme nga Liga e Parë e futbollit në Kosovë.

Të ftuar në studio janë: Bekim Isufi, Ramiz Krasniqi, Lulzim Abazi, Jeton Gashi, Liridon Ahmeti dhe Sami Boroci.

Drejtori sportiv nga Prishtina e Re, Sami Boroci foli për ndeshjen derbi mes Ferizajt e Ulpianës, që u luajt para një jave.

Ai vazhdoi duke e quajtur skandaloze, për ‘gabimet’ që kishin ndodhur gjatë kësaj ndeshje.

“Kjo ndeshje ishte skandal i llojit të vetë. Së pari, Ulpiana i largoi lojtarët më të mirë nga ndeshja edhe pse ishte duke humbur, pastaj shkoi deri në ekstrem, duke bërë gabimin e futjes së lojtarit që nuk kishte të drejtë loje” – tha Boroci.

Fjalës së Borocit iu kundërpërgjigj presidenti i Ferizajt, Lulzim Abazi.

“I vogël je ti të flasësh për neve. Një klub nga Hajvalia, ende nuk jeni në nivelin e klubit të Ferizajt dhe Ulpianës” – tha Abazi.

Ferizaj – Ulpiana përfundoi në të mirë të mysafirëve në fushë, mirëpo jashtë saj, skuadra nga Lipjani humbi ndeshjen në tavolinë pas një lëshimi në çështje administrative.

Ndërkohë, Prishtina e Re prin në grupin B të Ligës së Parë, me një pikë më shumë se Ferizaj në vendin e dytë  në tabelë.

Ulpiana është në vendin e katërt në tabelë me 31 pikë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.