Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Beshiri për eliminimin: Qëndrimet për Kodin Civil, e liria e besimit fetar – mund të kenë qenë arsye 

Gazeta10
13 September 2022 - 23:05

Ramadan Beshiri, aktivist i VV-së në Mitrovicë ka thënë se një nga arsyet e eliminimit nga gara për Kryetar të Degës, mund të kenë qenë qëndrimet për Kodin Civil dhe liria e besimit fetar. 

Beshiri në Prime Time, ka thënë se përvec këtyre dy arsyeve, mund të ketë qenë edhe si hakmarrje politike për shkak se nuk e kanë përkrahë në Zgjedhjet Lokale, kandidatin e LVV-së në atë kohë për Mitrovicë, raporton Gazeta10. 

“Është folë edhe në opinion publik që një nga arsyet është edhe qëndrimi që mbajnë kandidatët e caktuar për Kodin Civil dhe lirinë e besimit fetar, nuk mund ta mohoj, jam besimtar, por nuk mohoj besimin e kurrkujt tjetër, këtë ma pohon edhe ligji që na lejon të drejtën e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit fetar. Teksa, për arsye tjetër, e konsideroj edhe hakmarrje politike, sepse në zgjedhjet e fundit lokale, ne nuk jemi pajtuar me kandidaturën për Kryetar të Mitrovicës nga LVV”, ka thënë Beshiri./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.