
Pak më parë u raportua për të shtëna armësh në Prishtinë, shkruan Gazeta10.
Kjo u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës për Gazeta10 të cilët bën të ditur se nuk raportohet për të lënduar.
Njoftimi nga Policia;
Sot rreth orës 21:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë dy lokacione afër rrugës Bedri Shala në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar.