
Kupa e Kosovës do të rikthehet në aksion gjatë kësaj mesjave me ndeshjet çerekfinale.
Më 6 dhe 7 mars do të përcaktohen gjysmëfinalistët e këtij edicioni të Kupës.
Ndeshja më interesante e kësaj çerekfinale do të jetë ajo mes Dukagjinit dhe Dritës.
Nesër në stadiumin “18 Qershori” në Klinë këto dy skuadra do të synojnë gjysmëfinalen.
Drita vjen te kjo ndeshje pas humbjes nga Fushë Kosova në fundjavë dhe nesër ndeshet me skuadrën e papërshtatshme të Dukagjinit.
Skuadra nga Gjilani këtë edicion synon trofeun e Kupës që i mungon këtij ekipi që nga viti 2001.
Kampioni në fuqi i Kupës, Prishtina të mërkurën do të ndeshet me skuadrën e Ligës së Parë, Trepçën ’89.
“Bardhekaltërit” si vendas do të kërkojnë plasmanin në gjysmëfinale dhe të vazhdojnë rrugën për të mbrojtur trofeun e Kupës.
Në anën tjetër, 89-shi shkaktoi befasinë më të madhe në 1/8-ën e finales duke e eliminuar Llapin dhe në gjë të tillë synon të bëjë sërish.
Të enjten e 7 marsit do të përballen në “Liman Gegaj” Malisheva dhe Ballkani.
Kampioni i Kosovës këtë sezon do të synojë të fitojë Kupën për herë të parë në histori, por në fazën çerekfinale nuk do të ketë punë aspak të lehtë ndaj Malishevës, pasi kjo skuadër po kalon në formë shumë të mirë këtë edicion.
Dy skuadrat e Ligës së Parë, Vjosa dhe Suhareka do të përballen mes tyre të enjten në stadiumin e qytetit në Shtime.
Të gjitha këto ndeshje startojnë me fillim nga ora 13:00.