
Dafina Alishani nga VV në Prizren, ka thënë se Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totajt, i ka bërë bllok në rrjetin social Facebook, vetëm pse e ka kritikuar atë.
Alishani në Prime Time, ka deklaruar se i pari i kësaj komune është jotransparent, raporton Gazeta10.
“Në qeverisjen e mëhershme të Prizrenit, ka pasë gjëra të mira, ka pasë shumë aktivitete, ke pasë transparencë pikë së pari, nuk ke pasë mundësi që Kryetari i Komunës t’ia bëj bllok një asambleiste në Facebook vetëm pse e kritikon në Kuvend. Unë i kam kërkuar edhe në Kuvend të sqarohet kjo”, ka thënë ajo./Gazeta10