
Avokati Muhamet Mujaj, në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar mandati i Gjykatës Speciale, duke thënë se ai është dashur të rishikohej me kohë.
Mujaj ka deklaruar se Kosova nuk do të duhej të mbetej përballë një “akti të kryer”, ndërsa ka kërkuar që të ndërmerren veprime lidhur me këtë çështje.
“Para një akti të kryer nuk do të duhej të mbeteshim para një akti të kryer. Kanë kaluar sa vite. Ne jemi pak më të rinj, ndoshta s’na dëgjon askush, mirëpo do të duhej rishikuar mandati i Gjykatës Speciale qysh me kohë. Duhet bërë diçka”, ka thënë Mujaj.
Ai e ka cilësuar si “tradhti ndaj Kosovës” atë që, sipas tij, i është bërë vendit përmes këtij procesi.
“Unë e konsideroj që një tradhti i është bërë Kosovës”, ka deklaruar Mujaj./Gazeta10