Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Një dhuratë për partitë politike” – Mujaj për vendimin e Kushtetueses

Gazeta10
23 September 2026 - 18:54

Avokati Muhamet Mujaj, në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ka thënë se Gjykata Kushtetuese duhet t’i qaset me kujdes problematikës aktuale, duke theksuar se vendimi i saj mund t’u japë partive politike dhe shoqërisë mundësi shtesë për të tejkaluar krizën institucionale.

Mujaj ka theksuar se, pavarësisht nëse konstatohet shkelje kushtetuese apo jo, vendimi i Gjykatës Kushtetuese paraqet një mundësi për partitë politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të vazhdojnë rrugën institucionale drejt formimit të institucioneve.

Sipas tij, kjo hapësirë për marrëveshje është veçanërisht e rëndësishme në rrethanat e krijuara pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ai ka paralajmëruar se mosrespektimi i asaj që kërkohet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese mund të çojë sërish në kriza të vazhdueshme politike dhe institucionale./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.