Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala: Vendimi i Kushtetueses ishte i logjikshëm, qasja e re e PDK-së shpresëdhënëse

Gazeta10
23 September 2026 - 18:36

Analisti Ibrahim Shala, i ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke e cilësuar si të logjikshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është shumë i logjikshëm dhe, për mua, nuk ishte befasi pas zhvillimeve të javëve të fundit”, tha Shala.

Shala tha se, pas zhvillimeve të javëve të fundit dhe shqiptimit të dënimeve në Hagë, situata politike ka marrë një dinamikë të re.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti kishte dhënë mbështetje dhe kishte shprehur gatishmëri për bashkëpunim, ndërsa si përgjigje ndaj kësaj, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kishte shprehur gatishmërinë për takim dhe diskutim lidhur me çështjet e reja politike.

“Kjo situatë e re ndikon te aktorët politikë dhe te qasja e re e PDK-së”, tha Shala.

Ai e vlerësoi këtë zhvillim si një avancim në skenën politike, duke e lidhur atë me ndryshimin e qasjeve të deritanishme, të cilat, sipas tij, ishin shoqëruar me përplasje dhe hidhërime politike.

“Kjo situatë e re ndikon te aktorët politikë dhe te qasja e re e PDK-së. Kjo ishte një avancim në zhvillimet politike, duke i pasur parasysh qasjet e derishme, të themi, me hatermbetje”, u shpreh analisti.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.