Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve kërkon nga asamblistët të votojnë për Parkun e Biznesit

Gazeta10
05 March 2024 - 15:30

Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve (ESNAF), ka kërkuar nga asamblistët e Komunës së Prizrenit që të votojnë për themelimin e Parkut të Biznesit.

Ata përmes se një apeli publik kanë thënë se ky park do të ndihmonte në zhvillimin ekonomik të Prizrenit

“Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve ESNAF, shoqatë liderë në artikulimin e zërit të komunitetit të biznesit, fton gjithë asamblistët e komunës së Prizrenit që fillimisht para vetes tuaj e më pas para elektoratit tuaj, të dëshmoni sinqeritetin se më të vërtetë jeni zëri i popullit në asamble dhe të votoni një të mirë të përgjithshme për gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, të votoni pa hezitim  PËR PARKUN E BIZNESIT”, thuhet në kërkesën e NSNAF

Komunikata e plotë e Shoqatës së Biznesmenëve dhe Zejtarëve

Apel gjithë asamblistëve në K.K. Prizren

E nderuara kryesuese e asamblesë komunale,

E ju te nderuare asamblistë,

Parku i Biznesit është i rëndësisë vitale për zhvillimin ekonomik të një vendi do të mundësojë tërheqjen e investitorëve të huaj, hapjen e bizneseve të reja, krijimin e vendeve te reja te punës e cila kurorëzohet me sigurimin e mirë qenies dhe prosperitetit për qytetarët e Komunës dhe parandalimin e largimit të pjesës më vitale të popullsisë, rinisë kosovare nga Kosova jonë për të cilën gjithë ne kemi sakrifikuar shumë.

E nderuara kryesuese, të nderuar asamblistë ,

Të gjithë jeni të vetëdijshëm për rolin dhe rëndësinë e parkut të biznesit, jeni dëshmitarë se të gjitha subjektet politike në fushata parazgjedhore gjithnjë kanë premtuar zhvillimin e Parkut të Biznesit, por ato premtime nuk janë finalizuar.

Drejtësia e vonuar shpeshherë është padrejtësi më e madhe, por me moton më mirë tani se kurrë është çasti të dëshmohen përballë komunitetit të biznesit!

Andaj

Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve ESNAF, shoqatë liderë në artikulimin e zërit të komunitetit të biznesit, fton gjithë asamblistët e komunës së Prizrenit që fillimisht para vetes tuaj e më pas para elektoratit tuaj, të dëshmoni sinqeritetin se më të vërtetë jeni zëri i popullit në asamble dhe të votoni një të mirë të përgjithshme për gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, të votoni pa hezitim  PËR PARKUN E BIZNESIT.

Më shumë respekt Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve ESNAF

 Varis Xhejlani

Kryetar i Bordit

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.