Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes një person nga Ferizaj, dyshohet se aksidentalisht ra në lumin Morava

Gazeta10
05 March 2024 - 22:58

Një person nga Ferizaj ka vdekur, pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë në lumin Morava afër pikës kufitare te “Dheu i Bardhë”.

Rastin për ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Të nderuar Policia e Kosovës SP Ranilluk ka njoftuar se kanë marre një informatë se një person mashkull shqiptar shtetas i Kosovës ( 1955 ) nga Ferizaji dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare “Dheu i bardhë’’, u shpreh Hashani.

“Sipas informatave të para i ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK “Dheu i bardhë”. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lum”.

Ai shtoi se në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësite përkatëse të cilat janë marrë me rastin.

“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML në Prishtinë. Rrethanat e rastit po hetohen nga Policia e Kosovës hetimet rajonale në Gjilan”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.