Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“S’është vërejtur ndonjë plagë”- Policia për të moshuarin nga Ferizaj që vdiq në lum

Gazeta10
06 March 2024 - 9:53

Një person i moshës rreth 70-vjeçare nga Ferizaj ka vdekur pasditen e së martës, pasi dyshohet se ka rënë në lumin Morava, në afërsi të pikës Kufitare “Dheu i Bardhë”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës në raportin ditor, viktima është nxjerrë pa shenja jete nga lumi.

Policia thotë se mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti nuk ka pasur plagë përveç disa gërvishtjeve të vogla, shkruan Gazeta10.

“PKK Dheu i Bardhë 05.03.2024 – 15:50. Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ka qenë buzë lumit Morava ka rënë në lum. Viktima është nxjerrë pa shenja jete nga lumi. Sipas mjekut në trupin e viktimës nuk vërehet ndonjë plagë përveç disa gërvishtjeve 4 të vogla që dyshohet se janë shkaktuar gjatë bartjes nga uji”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.