Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Joao Felix do të huazohet te Barcelona edhe sezonin e ardhshëm

Gazeta10
06 March 2024 - 13:39

Sulmuesi portugez, Joao Felix do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Barcelonës.

Sipas mediave spanjolle, Atletico dhe Barça kanë arritur marrëveshje për ta vazhduar huazimin e Felixit edhe për sezonin e ardhshëm.

Portugezi erdhi te Barcelona në verën e vitit të kaluar në huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Por, ekipi katalunas po has në vështirësi financiare dhe e ka të vështirë ta blejë kartonin e sulmuesit anësor.

24-vjeçari ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2029 dhe vlera e tij në treg është rreth 40 milionë euro.

Në 31 paraqitje me “Blaugranët” këtë edicion, Felix ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar pesë asistime në të gjitha garat.

Sulmuesi portugez kishte ardhur me shumë bujë te Atletico në vitin 2019 nga Benfica, me ekipin madrilien që shpenzoi plot 120 milionë euro për shërbimet e tij.

Felix ka zhvilluar 36 paraqitje me kombëtaren e Portugalisë, prej të cilave ka realizuar shtatë gola.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.