Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Projekti i Sheshit të Dëshmorëve – Kastrati: Shohim diskrimin në ndarjen buxhetore

Gazeta10
06 March 2024 - 18:39

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati është ankuar në ndarjen e buxhetit për komuna nga Qeveria e Kosovës e cila udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në emisionin ‘Raport’ në Kanal10, Kastrati ka thënë se shohin diskriminim në ndarjen e buxhetit për komuna, raporton gazeta10.

Ai ka thënë se si kryetari i Malishevës është duke bërë përpjekje për rimëkëmbjen e kësaj komune dhe urbanizimin e saj.

“Jemi duke punuar shumë që mos të jemi vrimë e zezë si komunë e pazhvilluar në vend”, ka thënë Kastrati.

Sipas tij, tani Malisheva renditet me komunat fqinje, dhe është rrugës që të marrë për tu bërë një komunë me urbanizëm cilësor. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.