Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Gazeta10
07 March 2024 - 14:44

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve të vendit për të lokalizuar vendndodhjen e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Policia njofton se i dyshuari është Besart [Ismet] Leka, 34-vjeçar, i cili gjatë ditës së djeshme u prononcua për një medium nga arratia.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të lokalizimit të personit të dyshuar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.