
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka folur rreth angazhimit të grave në fushën e politikës.
Ajo ka thënë se politika kohën e fundit është bërë ambient jo i mirë për të rejat në Kosovë, raporton Gazeta10.
“Fatkeqësisht politika ka filluar të bëhet ambient i kontaminuar, i dhunshëm dhe kjo fillon me i dekuraju vajzat e reja me u angazhu në politikë, sot me u sha me u ofendu me u fy është bërë shumë e lehtë, në këtë kohë familja është prioritet për vajzat e reja prandaj ato zgjedhin një profesion që është larg mediave, dhe kjo është e dhimshme sepse kjo flet për shoqërinë tonë që ne po dështojmë ta krijojmë një ambient ku të rejat të angazhohen në politikë”, tha ajo në emisionin Dita e re.
Deliu Kodra shtoi se gjeneratat e reja janë më konzervative dhe më të hapura./Gazeta10