Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia kap shtetasin serb që tentoi të fus në Kosovë 100 kg kafeinë me origjinë nga Kina

Gazeta10
08 March 2024 - 12:21

Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës në Pikën kufitare në Jarinje, në hyrje të Republikës së Kosovës, gjatë kontrollit të specializuar kanë hasur në maunën e cila po transportonte mallra për Kosovë, gjersa ngasësi i atij automjeti, qytetar i Serbisë kishte të fshehura mallra në kabinën e vozitësit.

Malli “Caffeine Anhydrous” në formë pluhuri ishte në 5 pako nga 20 kilogramë, në total 100 kilogramë që kishte origjinë nga Kina.

Në njoftimin e Doganës së Kosovës bëhet e ditur se rasti në fjalë është duke u trajtuar nga Sektorët relevant mbi destinimin dhe përdorimin final të preparatit kimik.

Ndryshe, “Caffeine Anhydrous” është një formë e përpunuar e kafeinës, që kohët e fundit është bërë i njohur për humbje peshe dhe përmirësim të performancës atletike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.