Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi: Gratë të luftojnë më shumë për të drejtat e tyre

Gazeta10
08 March 2024 - 14:40

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një postim në “Facebook” ka uruar gratë me rastin e 8 marsit.

Ndërsa ka apeluar se lufta për barazi dhe frejtësi për gratë duhet të vazhdojë jo vetëm gjatë 8 marsit.

Postimi i plotë:

VV-ja thotë se ka rënie të korrupsionit viteve të fundit, opozita përmend ndërhyrjet e ligjet anti-kushtetuese

Sot, derisa shënojmë arritjet dhe qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të grave të vendit tonë – është tejet e rëndësishme që të mos përkufizojmë të drejtat e tyre vetëm në simbolikat e 8 Marsit.

Në vend të kësaj, le të shfrytëzojmë këtë ditë si mundësi për t’u ripërkushtuar ndaj luftës së vazhdueshme për barazi dhe drejtësi, jo vetëm sot, por çdo ditë të vitit – dhe po, edhe në 365 ditët e këtij viti.

Angazhimi dhe solidariteti për të përforcuar zërat e grave, duke mbrojtur të drejtat e tyre dhe duke punuar pa u lodhur për të krijuar një shtet ku çdo grua vlerësohet, respektohet dhe fuqizohet për të përmbushur potencialin e saj – është obligim dhe detyrë e secilit prej nesh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.