Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria themelon Agjencinë për Siguri Kibernetike dhe Gjykatën Komerciale

Gazeta10
14 September 2022 - 11:09

Në mbledhjen që po mbahet nga Qeveria e Kosovës, është njoftuar se është miratuar Projektligjin për Siguri Kibernetike dhe është themeluar edhe Gjykata Komerciale, raporton Gazeta10.

Kryeministri, Albin Kurti, deklaroi se projektligji për Siguri Kibernetike, do të hapë rrugë themelimit të Agjencisë për Siguri Kibernetike.

“Përmes këtij projektligji themelohet agjencia për siguri kibernetike. Kjo agjenci do te kontribuoj në rritjen e kapaciteteve më fushën e sigurisë kibernetike”, tha Kurti në mbledhje.

Ndërsa, sipas Kurtit themelimin i Gjykatës Komerciale në Kosovë, është bërë për të siguruar efikasitet në trajtimin e kontesteve komerciale.

“Për të siguruar efikasitet në trajtimin e kontesteve komerciale kemi themeluar Gjykatën Komerciale”, tha ndër të tjera kryeministri./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.