Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ish-gjyqtari, Shpëtim Murtezi për rastin në Podujevë: Nuk kishte të bëj fare me penalti  

Gazeta10
10 March 2024 - 22:48

Emisioni “Kampionët” vjen edhe këtë fundjavë, duke trajtuar tema të ndryshme.

Kësaj here fokusin kryesor e kemi te ‘gabimet’ e gjyqtarëve në ndeshjet e fundit, sidomos në ndeshjet e xhiros së 24-të në elitën e futbollit kosovar.

Në studio, analistit të përhershëm, Bekim Isufit i bashkohen edhe Tahir Lushtaku, Muhamet Dragusha, Blendi Memaj dhe Shpëtim Murtezi.

Ish-gjyqtari, Shpëtim Murtezi flet në emisionin “Kampionët”, jep mendimin e tij për rastin diskutabil në Podujevë, ku Llapi fitoi një penalti të dyshimtë, të cilën e shënoi Muhamet Hyseni dhe i fitoi ndeshjen skuadrës së tij në minutat e fundit të ndeshjes.  

“Nuk kishte të bëj fare me penalti, ky rast nuk e përmbush asnjë kriter për të qenë një penalti, ky është mendimi im” – tha ai.

Tutje, ai thotë se është çuditur me këtë vendim të Gramos Shalës.

“Po çuditem me Gramos Shalën, ka marrë vendimin për penalti, u ftua nga VAR-i, mirëpo pas pesë minutash i mbeti besnik vendimit të tij, që është totalisht gabim” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.