
Punëtorët e kompanisë KRU “HidroDrini” në Pejë kanë paralajmëruar grevë si shkak ankesave për kushtet e punës.
Sipas njoftimit greva do të nis nesër nga ora 8:30 e mëngjesit.
Njoftimi i plotë:
Nesër 12.03.2024 nga 08:30 fillon greva e puntorëve të KRU” HidroDrini” në Pejë, greva është per shkak të kushteve të punës dhe pageve. Vendi i mbajtës se greves do të jetë pranë zyrës qendrore të KRU” HidroDrini” në Pejë Rr.Leke Dukagjini/ përball Kishës ortodoxe – Patriakanes.
Ju lutem të jeni prezent ne fillimin e grevës nesër në 08:30 mëngjesit që të përcjellni prononcimin tonë për publikun.
Keshilli Grevist i Sindikates Puntoreve te HidroDrini ne Pejë.