
Tottenhami i është bashkuar Manchester Cityt, Liverpoolit, Newcastlet dhe Arsenalit në garën për ta transferuar portugezin e Wolverhamptonit, Pedro Neto, shkruan “Football Insider” të martën.
Neto 24-vjeçar, iu bashkua Wolvesit në vitin 2019 nga Lazio, ndërsa tani është bërë një nga lojtarët më të kërkuar në Angli. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 42 milionë euro.
Sulmuesi i krahut me Wovesin ka kontratë deri në vitin 2027. Ai ka shënuar dy gola dhe ka asistuar nëntë herë në 19 ndeshje në Premier League.