Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mount rikthehet në stërvitje i buzëqeshur

Gazeta10
12 March 2024 - 16:42

Manchester United, ka njoftuar se Mason Mount është rikthyer në stërvitje me ekipin.

United publikoi në rrjetet sociale një fotografi të 25-vjeçarit duke u buzëqeshur.

Ai ka luajtur vetëm shtatë herë nga fillimi për Djajtë e Kuq, që nga kalimi i tij nga Chelsea, në një marrëveshje mbi 60 milionë euro.

Mesfushori anglez nuk është paraqitur për United që në fitoren e tyre 1-0 në shtëpi ndaj Lutonit në nëntor.

Ai ka bërë gjithsej 12 paraqitje për klubin në të gjitha garat, duke kontribuar me vetëm një asistim dhe pa gjetur golin akoma.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.