Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçaku në Gjermani, në disa takime bisedon për dialogun Kosovë-Serbi

Gazeta10
12 March 2024 - 19:26

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar për vizitë në Berlin të Gjermanisë.

Lajçaku në Berlin me zyrtarë nga Kancelaria dhe ministria e Jashtme folën për gjendjen e dialogut si dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Mezi presim ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë”, shkroi Lajçaku në X.

Ndërsa nesër për vizitë në Kosovë do të jetë i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Vizita e Escobarit në Kosovë vjen pas vendimit të BQK-së për sa i përket dinarit serb. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.