
Emisari amerikan, Gabriel Escobar ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se kanë probleme në komunikim me kryeministrin Kurti, jo vetëm SHBA, por edhe NATO-ja e BE-ja e duke përmendur këtu edhe Shqipërinë.
Për këtë ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
Derisa ka cituar deklaratën e Escobarit ka shtruar një pyetje.
“Pyetja është me kë po koordinohet Kryeministri, nëse jo me SHBA-të, BE-në, NATO-n, Shqipërinë? Ky është alarmi i fundit për ne”, ka shkruar Çitaku.
Escobar e ka pranuar se ekziston një çarje në komunikimet diplomatike mes SHBA-së dhe Kosovës.