Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti takon shkrimtarët dhe kuratorët Hicks dhe Vergès

Gazeta10
11 June 2026 - 18:30

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim shkrimtarët dhe kuratorët Dan Hicks dhe Françoise Vergès, që ishin të shoqëruar nga studiuesja letrare Diona Budima

.Kryeministri në detyrë Kurti i uroi shkrimtarët dhe kuratorët Hicks dhe Vergès për diskutimin me moderimin e studiueses Budima, i mbajtur më 10 qershor në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në kuadër të programit “Në bisedë”.

Hicks është profesor i arkeologjisë bashkëkohore në University of Oxford dhe kurator në Pitt Rivers Museum, i cili për tri dekada ka hulumtuar kulturën materiale dhe vizuale të së kaluarës njerëzore, duke përfshirë botët moderne, koloniale, bashkëkohore dhe digjitale.

Ndërkaq, Vergès është aktiviste feministe, shkrimtare, kuratore e pavarur dhe edukatore publike.

Ajo është autore e një numri të madh librash e botimesh.Të dy përgjatë viteve kanë artikuluar mendimet e tyre të guximshme dhe të mprehta për muzeun, monumentin dhe institucionet kulturore të modernitetit.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.