
Dy gjigantët anglez, Manchester United dhe Chelsea kanë shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit francez, Jules Kounde.
Kounde nuk po kalon në formë të mirë këtë edicion me Barcelonën dhe mund t’i jap fund aventurës së tij në Kataluni gjatë verës.
Barcelona gjendet në krizë financiare dhe në verë pritet të dëgjojë ofertat për disa lojtarë, përfshirë këtu edhe mbrojtësin francez.
Chelsea ëshë duke e monitoruar situatën e Koundes që një kohë të gjatë, madje kishte dërguar ofertë zyrtare për të edhe në vitin 2022, por në fund lojtari vendosi që t’i bashkohej ekipit katalan.
Së fundmi garës për transferimin e mbrojtësit i është bashkuar edhe Manchester United.
“Djajtë e Kuq” kërkojnë të përforcojnë fazën defanzive në verë dhe kanë piketuar pikërisht Kounden.
25-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 60 milionë euro.
“Blaugranët” shpenzuan 50 milionë euro për transferimin e tij në vitin 2022, ndërsa kërkojnë të paktën 60 milionë euro nga shitja eventuale e futbollistit.
Këtë edicion ai ka zhvilluar 36 paraqitje me Barcelonën në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar katër asistime.