Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Cityt i bëhet ofertë për Silvan

Gazeta10
14 March 2024 - 16:32

Manchester City ka marrë disa oferta për futbollistin portugez, Bernardo Silva. Ndër klubet që ka shfaqur interesim më të madh është gjiganti francez, Paris Saint Germain, si dhe disa klube të tjera angleze dhe spanjolle.

Por City ende nuk ka vendosur nëse do ta lirojë portugezin të largohej gjatë verës. 29-vjeçari me Cityn ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Ai vlerësohet rreth 80 milionë euro.

Skuadrës angleze iu bashkua në vitin 2017 nga skuadra e Monacos. Mesfushori i Portugalisë karrierë ka bërë edhe te Benfica.

Për Përfaqësuesen portugeze të futbollit ka shënuar 11 gola në 87 paraqitje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.