Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kuvendi sot bashkon të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme

Gazeta10
15 March 2024 - 8:12

Grupi Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës sot do të mbajë një seancë ndryshe nga ato atë të zakonshmet.

Kjo seancë shënjuese do të bashkojë të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me temën “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës – përparim dhe proces”.

Seanca mbahet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës. Fjalimet hyrëse do të mbajnë Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Tinka Kurti, kryetare e Grupit të Grave Deputete.

“Po ashtu fjalime do të mbajnë: Albana Gashi  nga LVV, Flora Brovina nga PDK, Besa Gaxherri nga LDK, Teuta Haxhiu nga AAK dhe Müfera Srbica-Şinik nga Grupi Multietnik. Ky aktivitet përkrahet nga UNWOMEN në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kuvendi të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.