Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri Peci në objektin ku ndodhet selia e AAK-së: Ia kthyem hapësirën Ministrisë së Bujqësisë

Gazeta10
15 March 2024 - 14:24

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se Ministria e Bujqësisë ka kthyer sot 600 metra katrorë në shërbim të dikasterit që ai udhëheqë. Bëhet fjalë për për hapësirën në Lagjen Ulpiana.

Peci ka njoftuar se së shpejti do të fillojë procesi i renovimit.

“I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit; Ministrisë së Bujqësisë!

Sot vizitova hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë në Lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku kemi rikthyer mbi 600 metra katror në shërbim të institucionit. Së shpejti do të fillojmë me procesin e renovimit.

Mbetem optimist se instancat e sistemit të drejtësisë do të marrin një vendim meritor që objekti i Ministrisë dhe hapësirat për rreth saj të jenë në shfrytëzim dhe shërbim për titullarin dhe njëherit të mundësohet zbatimi i vendimit tim si Ministër i marrë me datë 22.08.2023″ shkruan Peci në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.