
Xhiro e 26-të në elitën e futbollit kosovar ka sjellur disa ndeshje interesante.
Gjatë ditës së sotme po luhen dy ndeshje, në Suharekë e në Prizren.
Qyteti i Suharekës është nikoqir i ndeshjes për vendin e parë në tabelë.
Ballkani po i bën konak Llapit, me pjesën e parë që është mbyllur pa gola.
Ekipi i Tahir Batatinës ishte me i rrezikshëm, me disa raste të humbura.
Ndërsa, në Prizren është krejt ndryshe.
Aty, Malisheva e Qendrim Kidës po avanson 1-0 ndaj Lirisë, me golin e shënuar nga i pandalshmi, Drilon Hazrollaj.