Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Të dielën rifillojnë bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit

Gazeta10
16 March 2024 - 18:20

Shefi i Inteligjencës izraelite, pritet të udhëheqë bisedimet e armëpushimit me ndërmjetësit, të cilat rifillojnë në Katar këtë të diel, në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj një propozimi të ri nga Hamasi, tha një burim pranë bisedimeve për Reuters.

Bisedimet midis kreut të Mossad – David Barnea, kryeministrit të Katarit – Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, dhe zyrtarëve egjiptianë do të fokusohen në zbrazëtirat e mbetura midis Izraelit dhe Hamasit, përfshirë lirimin e të burgosurve dhe ndihmën humanitare.

Izraeli kishte thënë të premten se do të dërgonte një delegacion në Doha, por nuk shpjegoi se kur do ta bënte këtë ose kush do të merrte pjesë. Kryeministri Benjamin Netanyahu pritej të mblidhte kabinetin e sigurisë përpara bisedimeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.