
Ish-zëvendës ambsadori i Kosovës, Blerim Canaj ka thënë se qeverija aktuale nuk e ka iden se çka është diplomacia.
Canaj në Info10 ka kritikuar qasjen e ministrisë së Jashtme karshi diplomacisë, duke thënë se kjo qeveri po i jep më shumë prioritet diasporës sesa diplomacisë, shkruan Gazeta10.
“Problemi është që diplomacia do aktivitet. Diplomacia do edhe dije. Nuk mundet një strukturë komplet e njerëzve që s’kanë ide as çka është diplomacia, duke filluar prej të parti. A e dini cili ka qenë sensacioni më i madh i Ministrisë së Jashtme në Kosovë? Karvani i diasporës. Nuk ka më Gërmia Hill, ku i thirrshim diplomatët e huaj. Ne merremi me diasporën për shkak se kemi një strukturë që shpreson t’i ruaj votat e diasporës. Unë s’kam kurgjo kundër doiasporës”, tha Canaj në Info10. /Gazeta10