Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dëmtimi i shenjave të trafikut, Elshani jep detaje thotë se fillimisht janë ndaluar 4 persona të dehur

Gazeta10
17 March 2024 - 10:05

Në raportin e sotëm 24 orësh, Policia ka njoftuar se për një rast “Vandalizëm” në Leposaviq.

Atje një shtetas i Serbisë dyshohet se ka dëmtuar dy shenja të trafikut.

“VANDALIZËM- Leposaviq / 16.03.2024  01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje.”

Lidhur me rastin, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i tha Gazeta10 se fillimisht janë ndaluar 4 persona të dehur.

“Katër persona i kemi ndaluar fillimisht, që të gjithë të dehur. Në fund dy personave ju janë shqiptuar tiketa për dehje në vend publik, një i dyshuar për vandalizëm (kundërvajtje) dhe një ka mbetur dëshimtar. Asnjëri nuk është arrestuar”, tha Elshani.

Ai konfirmoi se shenjat e trafikut që janë dëmtuar janë tabelat e vendbanimeve që janë vendosur së fundi.

Të enjten tabelat e komunikacionit që tregojnë vendbanimet të shkruara në cirilik në veri të Kosovës janë zëvendësuar me tabela dygjuhëshe, në gjuhën shqipe dhe atë serbe, por me alfabet latin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.