Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Edi Rama: Dronët “Bayraktar” gati për fluturim pa pilot

Gazeta10
17 March 2024 - 19:14

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, tashmë kanë detashmentin e tyre të certifikuar të mjeteve fluturuese pa pilot.

“Dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të certifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot. Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri si pilotë, elektroteknikë, mekanikë dhe operatorë ngarkesash, duke rritur aftësitë dhe zgjeruar kapacitetet operacionale të Forcës Ajrore dhe Forcave të Armatosura”, ka shkruar Rama në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.