
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë javë, duke pasqyruar problemet që po rrezikojnë futbollin e Kosovës.
Në studio, analistit të përhershëm, Bekim Isufit i janë bashkuar edhe Edmond Rugova, Kujtim Zebica, Armend Thaqi, Betim Zeqiri e Kushtrim Krasniqi.
Në diskutim për ndeshjen mes Ballkanit e Llapit dhe rasteve diskutabile, foli Kujtim Zebica.
Ai thotë se reagimi i Ballkanit është i pakuptimtë dhe se nuk është dashur të publikohej.
“Ky reagim i Ballkanit është i ngutshëm dhe i pakuptimtë, pasi në rastin kur ata kërkojnë penalti, Lumbardh Dellova shkakton faul dhe kështu është dashur të ndëshkohet me të kuq” – tha ai.
Ndeshja mes Ballkanit e Llapit, e luajtur në Suharekë, u mbyll pa gola, dhe dy klubet u pajtuan me vetëm nga një pikë.
Ballkani kryeson tabelën me 52 pikë, një më shumë se Llapi në vendin e dytë.