Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Suspendohen nga FIBA dy gjyqtarët që u dyshuan për tentim të kurdisjes në Kosovë

Gazeta10
20 March 2024 - 12:29

FIBA i ka suspenduar dy referët grekë, Dimitrios Zacharis dhe Anastasios Kardaris, të cilët dyshoheshin për tentim të kurdisjes së një ndeshjeje në basketbollin kosovar në vitin e kaluar.

Kardaris dhe Zacharis në prill të vitit të kaluar ishin akuzuar nga Sigal Prishtina, e cila pretendonte se ata ishin joshur me një ofertë për ta kurdisur ndeshjen me Trepçën.

Ata ishin angazhuar për ta drejtuar ndeshjen e “play-offit”, por ishin larguar menjëherë pas akuzave te Bardhekaltërve.

Dhe tash, FIBA i suspendoi të dy referët, të cilët janë pezulluar deri në fund të tetorit me akuzën e “mospranimit”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.