Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Aleanca më e fortë në histori është këtu” – Hovenier i përgjigjet ‘me klas’ kërcënimeve nga Vuçiq

Gazeta10
20 March 2024 - 14:03

Deklarata e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, kërcënuese për Kosovën, nuk po ia vret syrin ambasadorit amerikan në vend, Jeff Hovenier.

Në një deklarim para mediave, Hovenier tha se SHBA-të janë të përkushtuara për Kosovën.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës “duhet të flenë qetë” pasi që këtu është aleanca më e suksesshme në histori.

“SHBA ka qëndruar fuqishëm për paqen e njerëzve në Kosovës. Mund të them që jemi të përkushtuar për sigurinë e Kosovës. Ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim sepse ne besojmë që NATO është e gatshme dhe e përgatitur. Dhe nuk mendoj që as njerëzit e Kosovës duhet të mbesim pa gjumë sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme të bëjë atë që është e nevojshme”, tha ai. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.