Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ligji i Speciales në rend dite, Kuvendi njofton që seanca vazhdon nesër nga ora 11:00

Gazeta10
12 November 2026 - 16:38

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër nga ora 11:00, ka njoftuar Zyra për Media e këtij institucioni.

Seanca u ndërpre sot pasi deputetët nuk u kthyen në sallë pas pauzës edhe gjysmë ore prej kur ishte në plan të riniste ajo nga ora 14:00.

Për këtë arsye, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, e shtyu seancën, duke i kritikuar deputetët.

“Kuvendi i vazhdon punimet nesër në ora 11:00. Nuk është serioze gjysmë ore pas orës 14:00 nuk po vijnë deputetët. Nuk kam mundësi me funksionu dhe me prit deri në pafundësi”, ka thënë Haxhiu.

Pikë e rendit të ditës së kësaj seance u shtua edhe kërkesa e PDK’së për shqyrtim për Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Deputetja Vlora Çitaku, e cila në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, paraqiti një mocion procedural për ndryshimin e rendit të ditës, me propozimin që në të përfshihej edhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ky propozim u miratua me shumicë votash dhe u përfshi si pikë e 11-të e rendit të ditës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.