
Kombëtarja e Gjermanisë U21 me trajner, Antonio Di Salvo ka zbuluar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit mars.
Në listën e trajnerit gjerman figuron edhe emri i mesfushorit shqiptar, Brajan Gruda.
Gruda është duke u kërkuar me ngulmë nga Kombëtarja e Shqipërisë, madje Sylviho e sheh talentin e Mainzit si pjesë të Euro 2024.
19-vjeçari pritet të jetë standard në dy ndeshjet e vlefshme të Gjermanisë U21, ndaj Kosovës dhe Izraelit.
Gjatë këtij sezoni, Gruda në Bundesliga ka zhvilluar 21 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asiste.