Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Allahile po mendon që ta vet dikush Kurtin?” / Rid Berisha përplaset me Nexhmedin Spahiun

Gazeta10
21 Mars 2024 - 21:41

Gazetari Ridvan Berisha është përplasur me politologun Nexhmedin Spahiu derisa ishin duke diskutuar se a do të ketë luftë në Kosovë.

Spahiu është i bindur që gjasat janë të mëdha për luftë, raporton Gazeta10.

Ai gjithashtu tha se Kosova ka vendos edhe një kushtë sa i përket marrëveshjes.

“Kosova e ka qitë një kushtë shtesë, kushti është që duhet të nënshkruhet marrëveshja”, tha ai.

Derisa gazetari Berisha i repliko duke i thënë ‘kush e ka qit atë kushtë’.

Politologu i kthehet duke i thënë se ishte Albin Kurti ai i cili e ka vënë këtë kushtë.

Ridvan Berisha ju kthye Spahiut duke i thënë se ‘kryeministrin Kurti nuk ta pyet askush’./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.