
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka udhëtuar për në Londër.
Atje me ftesë të deputetit të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Ian Duncan Smith, deputetët e Parlamentit Evropian të BE-së dhe vendeve kandidate, kanë shkuar të diskutojnë rreth sfidave të sigurisë, shkruan lajmi.net.
“Kosova qëndron në krah të aleatëve në të gjitha këto përpjekje”, ka thënë Hoti përmes një postimi.