Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

Gazeta10
15 September 2022 - 7:06

Lidhja e Pensionistëve të Kosovës organizon demostratë simbolike me moton, “Dinjitet për pensionistët”. (Hyrja e Kuvendit)

10:00

Mbahet seanca e parë e sesionit vjeshtor të Kuvendit. Në rend dite debati për grevën në arsim. (Kuvendi i Kosovës)

10:00

Nën ombrellën e Forumit për Transparencë Parlamentare, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Marrin pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, drejtoresha e NDI-së për Kosovë, Nancy Soderberg dhe koordinatorja e Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence. (Oborri i Kuvendit)

10:30

Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë organizojnë Ceremoninë e dorëzim/pranimit të Platformës Rinore të Kosovës. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, Prishtinë)

11:00

Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe EULEX, organizojnë tryezë diskutimi në të cilën prezantohen arritjet kryesore të IML-së, funksionimi dhe rezultatet e deritanishme nga ky Institut. Marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Tomáš Szunyog dhe Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00

GIZ organizon Konferencën Rajonale të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë “Promovimi i shkëmbimit rajonal për zbatimin e një plani të qëndrueshëm mbi lëvizshmërinë urbane në vendet e Ballkanit Perëndimor”. Gazetarët e interesuar që të ndjekin këtë konferencë mund ta përcjellin ngjarjen edhe nga zyra e GIZ. (Platforma Zoom)

13:00

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mban diskutim publik me qytetarët, në lidhje me raportin e publikuar me titull “Performanca e sistemit të drejtësisë në trajtimin e krimeve speciale”. (Platforma Zoom)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.