Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kosova U19 mposhtet edhe nga Sllovenia, shuhet ëndrra për kualifikim në evropian

Gazeta10
26 March 2024 - 14:12

Kombëtarja e Kosovës U19 ka pësuar humbje nga Sllovenia me rezultat 2-0, në ndeshje e vlefshme të “Elite Round” për kualifikim në EURO 2024.

Me këtë disfatë, “Dardanët” nuk arritën të kualifikoheshin në Evropianin që do të mbahet gjatë kësaj vere në Irlandën Veriore.

Sllovenia kaloi në epërsi në minutën e 41-të, me golin e shënuar nga Jaka Potocnik.

Goditjen përfundimtare Kosovës ia dha mesfushori Zan Jevsenak, i cili realizoi në minutën e 87-të.

Kosova u rendit në pozitën e tretë të “Elite Round”, me tri pikë të grumbulluara.

Dardanët e rinj fazën “Elite Round” e nisën me fitore 1-0 kundër Austrisë dhe më pas u mposhtën nga Spanja e Sllovenia.

Kjo është hera e dytë që grupmosha U19 e Kosovës luan në “Elite Round” të kualifikimeve, por që nuk arrin kualifikimin në Evropian.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.