Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Olivier Giroud drejt kalimit në MLS

Gazeta10
27 March 2024 - 13:56

Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Olivier Giroud është duke zhvilluar sezonin e tij të fundit në futbollin europian, me ekipin e AC Milan.

Gazetari, Fabrizio Romano raporton se Giroud tashmë ka arritur marrëveshje verbale me Los Angeles FC.

Giroud pritet të nënshkruaj një kontratë deri në dhjetor të vitit 2025 me ekipin nga Amerika dhe që bën gara në MLS.

37-vjeçari shpreson të ftohet nga Kombëtarja e Francës në ndeshjet e Euro 2024 në qershor të këtij viti dhe më pas të udhëtoj për në Amerikë për ta nisur një aventurë të re.

Gjatë këtij sezoni në Serie A, Giroud ka zhvilluar 26 ndeshje, ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 8 asiste.

Sulmuesi francez erdhi te Milani në verën e vitit 2021 nga Chelsea për shumën e tre milionë eurove.

Që nga ajo kohë ai ka qenë lojtar kyç i skuadrës që drejtohet nga Stefano Pioli.

Me “Rossonerët”, 37-vjeçari fitoi Scudetton në sezonin 2021/22, që ishte titulli kampion i vetëm për Milanin në dekadën e fundit.

Me kombëtaren franceze, Giroud ka fituar Kupën e Botës në vitin 2018 dhe në verë synon Evropianin me “Gjelat”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.