Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ardon Jashari në radarin e klubeve të Serie A

Gazeta10
28 March 2024 - 15:14


Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Ardon Jashari është një prej lojtarëve që mund të bëjë ndryshim gjatë afatit kalimtar të verës.

Mediat italiane raportojnë se skuadra e Bolognas e ka futur në listën e lojtarëve të kërkuar gjatë sezonit të ardhshëm.

Jashari mund të luaj sezonin e ri 2024/25 në Serie A dhe trajneri Thiago Mota është një “fans” i futbollistit shqiptar.

21-vjeçari ka zhvilluar 26 ndeshje me Luzernin në Superligën e Zvicrës, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asiste.

Me ekipin zviceran, Jashari ka kontratë deri në vitin 2026.

Bologna nuk është klubi i vetëm që kërkon shërbimet e mesfushorit “Helvetik”, ka edhe skuadra nga Zvicra dhe Ligue 1 në Francë që kërkojnë kartonin e plotë të tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.