Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sevdai Radogoshi flet për deklaratën ‘boom’ të Enver Petrovcit

Gazeta10
28 March 2024 - 23:42

Aktori Sevdai Radogoshi në emisionin Gallatë me Arben Ahmetin e ka komentuar edhe deklaratën e Enver Petrovcit për ish luftëtarët e UÇK-së.

Ai tha se një aktorë nuk duhet të anojë nga asnjë parti politike, raporton Gazeta10.

“Duhet te ketë shumë vëmendje shumë të mëdha ata që foli për UÇK-në, e sidomos ne aktorët nuk duhet të anojnë nga asnjë parti politike, duhet me qenë indiferentë pra i tërhequr prej politikës, vazhdo artin tonë por me politikë nuk është mirë me u merrë, edhe pse mund ta duash një parti politike por jo ta thuash haptas”, tha ai në Kanal10.

Gjithashtu Radogoshi tregon se ai e pëlqen Albin Kurtin për të vetmen arsye se serbët nuk e duan dhe Vuciqi poashtu./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.